Gënjeu për kallëzimin në SPAK kundër Olsi Ramës? Bardhi nxjerr blof mediat e Ramës: Gëzuar 1 Prillin!

Gënjeu për kallëzimin në SPAK kundër Olsi Ramës? Bardhi nxjerr blof mediat e Ramës: Gëzuar 1 Prillin!

12:39, 01/04/2024

Kreu i grupit parlamentar të PD-së,Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara nga disa media pro mazhorancës, të cilat sipas tyre ai mashtroi për dorëzimin e padisë në SPAK kundër Olsi Ramës, vëllain e kryeministrit Edi Rama, pasi publikoi të dhënat që e implikonin atë në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar dokumentet që vërtetojnë të kundërtën, se dorëzimi i padisë, tek kreu i SPAK, Altin Dumani është i vërtetë.

Sipas Bardhit, sado të përpiqen, që me shkrime, statuse, kronika, komente të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty dhe nuk të lënë të gënjesh, as nuk të lënë të sajosh.

Postimi i Gazment Bardhit:

Janë shumë argëtuese këto teoritë konspirative që merren me gjithçka që s’ekziston, përveç të vërtetës. E vërteta qendron në kërkesën time zyrtare të dorëzuar në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës. Faktet e publikuara ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tij në çështjen “Xibraka” për trafikun e drogës.

Të apasionuarve pas teorive të sajuara dhe të dështuara konspirative u uroj Gëzuar 1 Prillin , sepse vetëm gënjeshtra u ka mbetur si arma më e fortë! Por, sado të përpiqen, që me shkrime, statuse, kronika, komente të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty. As nuk të lënë të gënjesh, as nuk të lënë të sajosh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco