Xhaferri: Olsi Rama dhe AUDI i Tahirit që u përdor nga trafikantët !

Xhaferri: Olsi Rama dhe AUDI i Tahirit që u përdor nga trafikantët !

10:56, 01/04/2024

Kreu i FRPD Besard Xhaferri është shprehur se në një vend si Shqipëria nuk besoj që në vitin 2014 do kishte një efektiv policie rrugore ose të policisë kufitare që do guxonte të ndalonte automjetin me targë AA653DM që përdorej nga Olsi Rama dhe trafikantët e tjerë të kokainës që ishin pjesë e grupit të Xibrakës.

Postimi:

Në një vend si Shqipëria nuk besoj që në vitin 2014 do kishte një efektiv policie rrugore ose të policisë kufitare që do guxonte të ndalonte automjetin me targë AA653DM që përdorej nga Olsi Rama dhe trafikantët e tjerë të kokainës që ishin pjesë e grupit të Xibrakës.

Ajo makinë ishte garancia se trafikantët kanë mbrojtje qeveritare, dhe policia që drejtohej nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, me makinën e të cilit lëviznin Habilajt, nuk mund të ndalonte mjetin me të cilin qarkullonte brenda dhe jashtë vendit vëllai i Kryeministrit Edi Rama.

Audi i Tahirit ishte një indicie për hetimin ndaj tij që kur u kompletua me dosjen italiane, çoi në arrestimin dhe dënimin e Saimir Tahirit.

SPAK duhet urgjentisht të thërrasë Olsi Ramën dhe Kryeministrin Edi Rama, i cili është njeriu që ideoi kanabizimin e vendit dhe tani e ka kthyer Shqipërinë në një parajsë të pastrimit të parave të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Ish diktatori i Panamasë, Manuel Noriega, është dekoruar nga Franca me titullin Komandant i Legjionit të Nderit, e për ironi të fatit më të njëjtin titull Franca ka dekoruar edhe Kryeministrin tonë në 2017, i cili me gjasë shumë shpejt do ketë fatin e Noriegës dhe të gjithë atyre që vendet që qeverisin i kanë kthyer në Narkoshtete!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco