FOTO - Vrasja e 18-vjeçarit/ Kapen në Farkë 4 autorët

FOTO - Vrasja e 18-vjeçarit/ Kapen në Farkë 4 autorët

10:35, 01/04/2024

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat katër të rinjtë, pjesë e grupit të agresorëve, që vranë me thikë 18-vjeçarin Aurelio Dervishi mbrëmjen e djeshme tek rrethi i Shkozës.

Burime bëjnë me dije se ata janë kapur në zonën e Farkës dhe po merren në pyetje. Blutë e kryeqytetit po punojnë për të përcaktuar rolin e secilit prej tyre dhe se cili ka qenë personi, i cili ka goditur me thikë në gjoks adoleshentit. Autoritetet policore raportojnë se janë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21:50 të 31 marsit, tek rrethi i Shkozës. Agresorët kanë qenë duke udhëtuar me një autopmjet tip “Volkswagen Tiguan”, ngjyrë gri, teksa u kanë bërë thirrje palës tjetër të të rinjëve që po udhëtonin me një automjet tip “Audi”, që të ndalonin.

Aurelio Dervishi ishte pasagjer në mjetin tip “Audi” dhe pasi ka zbritur nga makina është përplasur verbalisht dhe fizikisht dhe më pas është goditur me thikë në gjoks. Ai është tentuar të dërgohet me urgjencë për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Pas krimit të rëndë, mësohet se autorët me automjet tip “Tiguan” dyshohet se janë larguar drejt Unazës Lindore.

Pavarësisht se fillimisht shoferi i mjetit tip “Audi”, pas marrjes në pyetje ka deklaruar se nuk i njihte autorët dhe se konflikti ka qenë i çastit, ku sherri sipas tij kishte nisur për shkak të fjalëve “Ç’a ke që shef?”, e vërteta duket se është ndryshe. Policia e Tiranës ka dyshime se “molla e sherrit” mes të rinjëve ka qenë një vajzë.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, motivit dhe arsyet që kanë çuar autorin drejt vrasjes së 18-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco