Berisha: Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët, të gjithë në këmbë, mosbindje civile gjer në fitore

Berisha: Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët, të gjithë në këmbë, mosbindje civile gjer në fitore

21:13, 31/03/2024

Lideri i opozitës Sali Berisha ka theksuar se Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët nga regjimi mafioz i Edi Ramës.

Berisha i bëri edhe njhëherë tjetër thirrje shqiptarëve që të ngrihen të gjithë në këmbë në betejën pa kthim, mosbindje civile deri në fitore.

Berisha: Miq!

Kombet që shkojnë drejt shuarjes nëse nuk ngrihen, e meritojnë të mos ekzistojnë, ne e meritojmë të ekzistojmë, ne do të ekzistojmë, do të ecim të sigurtë, do të përmbysim këtë klikë hajdutësh dhe bandën e tyre të larove, mercenarëve të Dumanit, Krajës, Melonait etj., të cilët janë bërë pazmore e turpit, vjedhjeve dhe krimit të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij.

Ndaj dhe ju ftoj të trokasim çdo derë, në çdo zemër dhe mendje dhe në një betejë të përgjithshme, me një mosbindje civile të përgjithshme të ndahemi nga kjo e keqe e madhe, të rikthehemi në rrugën e lirisë.

Të votojmë si qytetarë të lirë.

Të marrim në dorë fatin tonë.

Vetëm shqiptarët e shpëtojnë Shqipërinë.

Me thoni miq, dhe nuk e bëj këtë për ksenofobi, por më thoni se cilin keni dëgjuar gjer sot të qajë hallin, të denoncojë zbrazjen e Shqipërisë nga shqiptarët.

A nuk mjafton kjo për ti vënë damkën më të zezë sundimtarit të Shqipërisë, këtij krimineli që me politikat e tij ka  shndërruar Shqipërinë në një tokë të mallkuar për shqiptarët.

Ti thërrasim mendjes, Shqipërinë do ta shpëtojmë ne, Shqipërinë do ta shpëtojnë shqiptarët.

Fatin e Shqipërisë e përcaktojnë shqiptarët.

Ndaj dhe thirrja ime, të gjithë në këmbë në betejë pa kthim, mosbindje civile gjer në fitore.

Fitore, fitore, fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco