Koka: operacioni i SPAK tregon shkallën e degradimit të administratës në Shqipëri

Koka: operacioni i SPAK tregon shkallën e degradimit të administratës në Shqipëri

18:06, 28/03/2024

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të komentuar arrestimet e SPAK në bashkinë e Tiranës ishte gazetari, Bledian Koka.

Koka është shprehur se dy nga drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës njerëz dhe krah të djatht të Veliajt po përballen me drejtësinë.

"Operacioni i SPAK në fillim është ekzekutuar në shtëpinë e Mollës dhe më pas ishte radha e Qatos që është nën pranga dhe kemi informacione që konfirmojnë që dy nga drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës njerëz dhe krah të djatht të Veliajt po përballen me drejtësinë.

Më në fund po reagon drejtësia pas denoncimeve flagrante mbi vjedhjet që ata kanë kryer. E rëndësishme është që kushdo që thotë se opozita bën denoncime dhe nuk ka reagime këtu duhet të mendohen përsëri pas zhvillimet e fundit e rrëzojnë këtë.

Drejtësia, dhe pjesa e operacionit është fillimi dhe tregon në çfarë shkalle degradimi dhe arrogance ka përfunduar administrata shqiptare dhe është çmenduri që të mendosh që pesë drejtorë të bashkisë krijojnë një grup të strukturuar kriminal për të vjedhur paratë e shqiptarëve. Kjo tregon që këta njerëz kanë kryer krimin me mendimin se do të marrin dënime të vogla, por qëllimi kryesor i arrestimeve duhet të gjendet dhe të rikthehen në buxhetin e shtetit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco