SYRI TV/ 15-vjetori i anëtarësimit në NATO, Berisha: Ishte një mrekulli e lirisë

16:20, 28/03/2024

Partia Demokratike nderoi  15 –vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, në prill të vitit 2009, si një nga arritjet më të rëndësishme të vendit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë qeverisjes së të cilit Shqipëria u bë pjesë e Alencës,  e cilësoi si një mrekulli të lirisë, ndërsa theksoi se sot,  Shqipëria nuk i përmbush më kriteret politike për të qenë pjesë e NATO, për shkak të keqeverisjes nga kryeministri Edi Rama. 

Në prag të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në  NATO, Partia Demokratike, organizoi një takim, për të kujtuar  prillin e vitit  2009, ditën, kur Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e e Organizatës e Traktatit të Atlantikut të Veriut nën drejtimin e  qeverisë së djathtë. Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha mbajti  fjalën e tij, përmes platformës online, duke përkujtuar  atë që e cilësoi si një nga arritje kryesore të shtetit shqiptar, arritje që nisi me kërkesën e bera nga qeveria e demokratëve,  dhe u finaluza me anëtrësimin në këtë alenacë, po nga qeveria e Partisë demokratike, e drejtuar prej tij.  

Lideri i opozitës deklaroi se  në qeverisjen e kryeministri edi Rama, i cili  ka përqendruar të  gjitha pushtet në doën e tij, shqipëria nuk plotëson më sot kërkesat për të qene pjesë e kësaj Aleance. 

Përpjekjet  e qeverisë së Partisë Demokratike, për të plotësuar kriteret politike për këtë anëtarim  dhe reformimi i ushtrisë, që vinte ende nga një mentalitet komunist, u përkujtuan  nga protagonistët e kohës, ish ministrat, Besnik Mustafaj,Fatmir Mediu  e Genc Pollo dhe deputetët demokratë, të cilët, e vunë sërish theksin te rëndësia, e këtij anëtarësimi që e rreshtoi Shqipërinë, krah vendeve perendimore. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco