Bardhi: Olta Xhaçkën e mbron Edi Rama, as nuk është në burg as i hiqet mandati i deputetes

Bardhi: Olta Xhaçkën e mbron Edi Rama, as nuk është në burg as i hiqet mandati i deputetes

18:56, 26/03/2024

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po mbron Olta Xhaçkën, mandate i së cilës si deputete duhej të ishte hequr, pasi është kapur në konflikt të pastër interesi në rastin e shpalljes investitor strategjik të bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Megjithëse për çështjen në fjalë ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama ia ka arritur që të mos lejojë në Kuvend vendimmarrjen për Xhaçkën, ish-ministren e Mbrojtjes dhe të Jashtme në kabinetin e tij qeveritar.

E ndërsa sot, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli, hoqi përgjegjësinë nga vetja lidhur me bllokimin e vendimit për Xhaçkën, Gazment Bardhi theksoi se ish-ministrja e Jashtme grabiti 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort dhe se ajo mbrohet nga Edi Rama.

 “Ish-ministrja e Jashtme, deputetja e PS-së, Olta Xhacka bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama, sepse ajo është bashkëpunëtore e Edi Ramës. Ndërsa ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, shkelet Kushtetuta, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ky është modeli që na ofron qeverisja e Edi Rama”, u shpreh Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco