‘Task Force’, Julian Hoxha: Qeveria po shkatërron prodhimin vendas, favorizon importet

17:48, 26/03/2024

Julian Hoxha, autor i PLUG, tha në emisionin “Task Force” në Syri TV tha se dy sezone më parë Qeveria vendosi të subvencionojë fermerët që do të mbillnin grurë, dhe çfarë u bë u mboll grurë, ndërsa sot kemi stok grurin në magazine.

Ai tha se Qeveria nuk i tha fermerëve që ose do të rriste referencën ose do të ndalonte importet nga jashtë, në mënyrë që të shitej prodhimi i brendshëm.

“Sot kemi 16 ton mollë në magazinat e Korçës, pasi referencat janë më të ulëta se molla serbe, ndaj i bie më lirë ajo molla që vjen nga Serbia, se sa ajo molla që prodhohet në Korçë”, tha Hoxha.

Ai tha se Qeveria ka plot mekanizma, duke filluar nga stopimi I tenderave publikë për blerjen e produkteve ushqimore për spitale, shkolla, kopshte e çerdhe dhe mund të shkojë te fermeri t’ua blejë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco