Mandati i Xhaçkës, Nikolla heq përgjegjësinë nga vetja dhe i shfajësohet opozitës

Mandati i Xhaçkës, Nikolla heq përgjegjësinë nga vetja dhe i shfajësohet opozitës

15:58, 26/03/2024

Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit, përmes një letre i ka kthyer përgjigje kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar Kuvendit të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

Pas arrestimit nga SPAK të kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, lidhur tokën ku do të ndërtonte një resort bashkëshorti i Xhaçkës, Artan Gaçi, i cili me vendim të Edi Ramës u shpall investitor strategjik, Bardhi kërkoi nga Nikolla zbatimin e Kushtetueses, lidhur me mandatin e Xhaçkës, e cila në kohën kur është marrë vendimi për bashkëshortin e saj ka qenë në konflikt të pastër interesi, pasi ishte ministre në Qeverinë Rama.

Por Nikolla në shkresën e saj thotë se nuk është Konferenca e Kryetarëve ajo që vendos për çështjen Xhaçka, por Këshilli i Mandateve dhe Legjislacionit. Në  mënyrë, Nikolla ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit. Në shkresën e saj, Nikolla njofton se vendimi i Kushtetueses do të merret në shqyrtim, por pa dhënë asnjë afat.

 “Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, në pronësi shtet, të tjetërsohet në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka”, shkruante  Bardhi në shkresën drejtuar Nikollës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco