'Me dy vogëlushet bukuroshe, ju urojmë nga Vlora, gëzuar 111-vjetorin e Pavarësisë'

'Me dy vogëlushet bukuroshe, ju urojmë nga Vlora, gëzuar 111-vjetorin e Pavarësisë'

14:50, 28/11/2023

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i ka ndarë me ndjekësit e tij, emocionet që ka ndier sot në qytetin e Vlorës, ku ai kreu homazhe në nderim të Ditës së Flamurit.

"Me dy vogëlushet bukuroshe, ju urojmë nga Vlora, gëzuar 111- vjetorin e Pavarësisë!"- shkroi Berisha në foton që publikoi në mesditë në rrjetet sociale.

Më herët, Berisha shpërndau edhe një foto plot nderim për figurën e shquar të Kosovës, Adem Jasharin, i cili po ashtu pikërisht sot më 28 nëntor përkujtohet sepse ka ditën e lindjes. Adem Jashari këtë nëntor 2023 do të mbushte 68 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco