KAFE SHQETO/ ‘Shiko si i mban duart’, çështja e Fredi Bejlerit fut në sherr të ftuarit në studio

09:56, 27/11/2023

Çështja e kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Bejleri i cili ndodhet në burg, ka futur në grindje të ftuarit e emisionit të mëngjesit në KAFE SHQETO dhe pikërisht, Marin Sulin – Sekretar i Omonias dhe avokatin-  Edmond Petraj.

Për shkak të mendimeve të ndryshme në lidhje me këtë çështje mes te ftuarve ka pasur dhe përplasje.

Petraj: Shiko si i mban duart.

Suli: Jo ma mëso ti se jam dhe pesëdhjetë vjeç e pres të ma thuash ti.

Petraj: Mban dhe duart kryq dhe flet sikur unë.

Suli: Po si ti mbaj, dërgoma ti me mesazh, si ti mbaj duart dhe unë do ti mbaj.

Petraj: Po flet gabim.

Ndërkohqë që ndërhyn moderatori i emisionit Flavio Qarri për të ndërprerë komunikimin e papërshtatshëm mes të ftuarve.

Suli: Jo ore do të rri të bëj fresk ty, të dëgjoj budallallëqet që thua.

Petraj: Dhe ne do të bëjmë fresk ty.

Suli: As nuk e kam kërkuar kurrë unë këtë por nuk do të rri të dëgjoj budallallëqet e tua.

Moderatori Qarri: Ta lejojmë zotin Petraj që të thotë mendimin e tij.

Suli: Ka 25 minuta që nuk më lejon të flas.

Petraj: Marrëdhënie e Greqisë që fut hundët në punët e Shqipërisë dhe po të mos ishte Bejleri ata do ti fusin hundët, kjo është tani,  po ta jap si opinion. Shiko si qesh ai. Ti (i drejtohet Sulit) nuk e njeh atë Greqinë tënde ti që qesh tani dhe krenohesh me të.  Greqia i masakron të burgosurit shqiptar atje. Ti lëmë këto muhabete.

Moderatori Qarri: Ju e dini se ne presim çdo opinion përpiqemi  të jemi sa më të hapur për çdo qëndrim. Ndaj zotit Suli i keni dëgjuar dhe pyetjet tona që mezi i jeni përgjigjur në disa raste. Keni hapësirën tuaj për replikë.

Suli: Jo që nuk kam dashur të përgjigjem .

Moderatori Qarri: Nuk e diskutoj tani është momenti.

Suli: Nuk është çështje replike dhe acarimit të tonëve por problemi është se njerëzit duhet të bëjnë atë që janë të ngarkuar dhe për atë që dinë të bëjnë në jetë. Këtu është bërë një sport kombëtar që ne flasim nga ndërzimi artificial i lopës te shumimi karkalecit dhe për çështjen Shqipëri- Greqi. Unë nuk e mbaj dot këtë histori unë di të them gjëra që di unë. Sigurisht Greqia është një nga 27 vende anëtare të Europës. Një nga kapitujt për të cilat Shqipëria duhet të përgjijget është shteti ligjor dhe të Drejtat e Njeriut. Greqia e shikon si shkelje të të Drejtave të Njeriut dhe shteti ligjor në ditën në diell nga vetë kryeministri dhe nga gjykatat dhe sigurisht nuk mund të firmosi qorrazi në një gjë.

Duke mos harruar që Greqia ka luajtur një rol shumë aktiv që Shqipëria të plotësojë të tëra procedurat dhe dokumentacionin për të nisur sa më parë procesin e anëtarsimit Evropian dhe Greqia është një nga vendet e para që i intereson që Shqipëria të jetë nesër anëtare e BE për çështje komunitare, për njëmijë çështje të tjera. Kështu që nuk është që Greqia ngrihet në mëngjes dhe thotë nuk më pëlqen që Shqipëria të shkojë në Bashkimin Europian. Ne si shqiptarë dhe si qeveri duhet të pyesim veten: a jemi ne gati? A kemi ne sot qasje evropiane? A kemi shtet ligjor ? A sundon ligji në mënyrë të barabartë mbi të gjithë shqiptarët? Këto janë pyetje që nuk duhet ti përgjigjem unë por duhet ti përgjigjet qeveria. Qeveria më duket përgjigjet siç ju e shikoni.

Petraj: Kaluam nga çështja teknike dhe po flasim për opinionin se kjo çështje na ka prekur të gjithëve. Dhe këta e kanë bërë sikur vetëm këta po persekutohen ka dhe shumë shqiptarë që janë dhe për një telefon pa provuar në burgje nuk është vetëm zoti Bejleri.

Suli: Po ne për zotin Bejleri po flasim.

Moderatori Qarri: Nuk e kishte me ju zoti Suli. Nuk e besoj.

Petraj: Greqia para se ti kërkojë zbatimin e ligjeve të kthejnë kokën mbrapa dhe të shikojën se çfarë kanë bërë tek drejtësia e vetë, që ka maskaruar tre mijë e dyqind shqiptarë nuk e di shifrën e plotë por diçka e tillë është që janë në burgjet greke që po mbahen pa provë fare.

Moderatori Qarri: A nuk do të duhej të ishte kjo detyra e qeverisë shqiptare?

Petraj: Është pikërisht kjo pra se ne nuk kemi një shtet funksional ti kërkojë, ti kërkojë dhëmbët atyre.

Moderatori Qarri: Po nëse nuk kemi një shtet funksional i gjithë diskutimi bie.

Petraj:  Unë e them me shpirt: se nuk kemi shtet jemi në këtë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco