SYRI TV/ Rindërtimi në Kurbin ende shumë larg, dhjetëra familje në qiell të hapur

18:29, 26/11/2023

Ndonëse me kërkesa të vazhdueshme e plotësime të të gjitha dokumentacioneve ende dhjetëra familje në zonën e Kurbinit vijojnë të qëndrojnë në qiell të hapur që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Në fshatin Shullaz familja 5 anëtarëshe e Tahir Muratit jeton në një kontenier me sipërfaqe prej 8 metrash katror. Bashkia e Kurbinit është mjaftuar me premtime në zgjedhje, por pasi ato kanë kaluar gjithçka ka mbetur si para 4 vitesh.

SYRI TV

Rindërtimi nga tërmetit i 26-nëntorit të vitit 2019 në Kurbin, duket ende larg. Dhjetëra familje vijojnë të jenë pa shtëpi, madje shumë prej këtyre familjeve jetojnë në kushte cnjerëzore. Rasti konkret është më familje Tahiri në fshatin Shullaz, ndonëse janë 5 anëtar ata jetojnë në një kontenier me sipërfaqe 8 metër katror. Madje edhe ai kontenier është siguruar nga shoqatat humanitare, ndërsa Bashkia nuk ka bërë asnjë përcapje.

Zonja e shtëpisë, Deshire Murati thotë se ka humbur shpresat se do të përfitojë një shtëpi pasi deri tani për familjen e saj janë servirur vetëm mashtrime elektorale.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmetit i nëntorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehe rreth 2 mijë familje. Aktualisht vetëm gjysma e tyre kanë hyrë në shtëpitë e reja, ndërsa procesi i rindërtimit vijon për shtëpite individuale dhe pallatet, ndërsa shumë prej familjeve që jetojnë në banesat me qera, bashkia u ka ndërprerë bonusin e qerasë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco