VIDEO/ Abilekaj: Koncensionet në shëndetësi janë krim kundër jetës

VIDEO/ Abilekaj: Koncensionet në shëndetësi janë krim kundër jetës

16:48, 29/09/2023

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi vendimin e pushtetit për të mos lejuar komisionet hetimore ishte gazetari, Enton Abilekaj.

Abilekaj është shprehur se ky vendim i pozitës është në shkleje të rregullores dhe kushtetutës pasi ka si qëllim mungesën e kontrollit të qeverisë nga ana e opozitës.

"Të mos pranosh Komisionet Hetimore sot, përveç se natyrish,t këtu flasim për katër koncesionet e ministrisë së shëndetësisë do të thotë se i bën një radiografi mandatit të parë të qeverisjes dhe këto dëme kanë vazhduar edhe në mandatet e tjera të qeverisjes sepse këto janë koncesione të gjata. Askush nuk e di se çfarë ndodh me koncesionet e laboratorëve, chec up, sterilizimit dhe ku shkojnë paratë që paguhen për to.

Në koncesionin e sterilizimin pamë shkelje të frikshme që paguheshin pa fund dhe dëmi mbi pacientët dhe qytetarët është shuam  i madh dhe kur bëhet fjalë për dëme ne shëndetësi flasim për krime dhe nuk është e njjëtë si në fushë tjetër  kemi të bëjmë më jetën dhe ti i ke mohuar mundësinë të kurohet dhe të jetojë.

Mohimi i Komisioneve Hetimore është vazhdimi i një politike që është ndërtuar mbi vendimin e nongardën dhe vendimin Bashës për të përjashtuar Berishën dhe minimi  i demokracisë është kjo që po bën qeveria. Që kur Berisha ka dalë nongrada kemi një mungesë kontrolli ndaj qeverisë, Rama nuk shkon fare në parlament dhe nuk i jep të drejtën opozitës ta kontrollojë dhe as të regjistrohet si grup parlamentar duke shkelur rregulloren dhe kushtetutën mbi një justifikim që është nongrada."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco