McGonigal/ Shkullaku: Rama i përfshirë në aferë korruptive për disa arsye! Ja takimet e fshehta

McGonigal/ Shkullaku: Rama i përfshirë në aferë korruptive për disa arsye! Ja takimet e fshehta

21:55, 21/09/2023

Gazetari Armand Shkullaku, ka folur edhe për zhvillimet me aferën korruptive Rama-McGonigal në ShBA, ku në 4 tetor priten fakte të reja.

I ftuar në Çim Peka Live, Shkullaku u shprehur i bindur se kryeministri Edi Rama është i përfshirë në këtë aferë korruptive, për disa arsye, duke renditur tre prej tyre.

‘Mua nuk ma mbush dot mendjen njeri se Edi Rama është i pafajshëm, a do dali kjo më 4 tetor a s’do dali kjo ka të bëjë me fatin e Ramës dhe jo me bindjen time’, tha Shkullaku.

Shkullaku: Unë nuk pres dot datën 4 tetor, mund ta pres që a do të vërtetohen apo jo, por unë si gazetar kam bindjen time që Rama në këtë aferë është i përfshirë për disa arsye.

225 mijë dollarët që i janë dhënë McGonigal nëpërmjet Agron Nezës, i janë dhënë bashkë me informacione për lotimin e Lulzim Bashës, që McGonigal të hapi një çështje kundër liderit të opozitës dhe këto informacione janë dhënë nga zyra e Edi Ramës dhe nuk e ka përgënjeshtruar.

Elementi i dytë që më bën të bindem se Edi Rama është i përfshirë në një aferë korrptive është fakti se ai ka pritur në zyrën e tij një zyrtar të lartë të FBI-së pa njoftuar Ambasadën Amerikane në fshehtësi dhe pa protokoll dhe në prani të dy biznesmenëve, ku njëri me pasaportë diplomatike dhe e-mail zyrtar të qeverisë shqiptare, Dorian Duçka, i cili ka çuar dëshmitarë në Vienë për çështjen kundër lotimit të PD-së, ku ka qënë i pranishëm McGonigal dhe një prokuror nga Departamenti i Drejtësisë dhe mënjeherë pas kësaj ka nisur çështja.

Jam i prirur të besoj se edhe takimet që Edi Rama ka bërë në Neë York nuk janë raportuar sepse kanë qënë takime ku një darkë ka shkuar 10 mijë dollarë.

Të gjithë këto elementë që e lidhin një kryeministër të një vendi anëtar i NATO-së që drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe takon fshehtas shefin e kundërzbulimit më të lartin zyrtar të FBI-së së Neë York-ut në prani të dy personazheve periferikë që hyjnë në zyrë të kryeministrit që i tregon vendin Rusisë, Gim Neza dhe Dor Duçka që bëjnë biznes me kryeministrin duke i thënë ma mbyll këtë punë këtu dhe atje dhe kuy McGonigal që mbledh lekë nga këta dhe sot është nën hetim.

Mua nuk ma mbush dot mendjen njeri se Edi Rama është i pafajshëm, a do dali kjo më 4 tetor a s’do dali kjo ka të bëjë me fatin e Ramës dhe jo me bindjen time.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco