Ish 'spidermani' i Policisë së Shtetit tani punon si shofer kamioni, rrëfimi i Krenar Ahmetajt

Ish 'spidermani' i Policisë së Shtetit tani punon si shofer kamioni, rrëfimi i Krenar Ahmetajt

14:28, 16/09/2023

Krenar Ahmetaj, i cili është njohur nga të gjithë si "spiderman" në Policinë e Shtetit është rrëfyer në një intervistë televizive për jetën e re, pas largimit nga radhët në uniformat blu. 

Ish-drejtuesi i Policisë ka treguar se jep mësim jashtë Shqipërisë, si dhe në Shqipëri, ndërsa ka zbuluar për herë të parë që punon në Europë edhe si shofer kamioni i tonazheve të rënda. 

Në panel ishte i ftuar edhe gazetari Igli Çelmeta, i cili pasi dëgjoi këtë fakt, tha që është e turpshme që njerëz si Ahmetaj janë jashtë uniformave blu dhe bëjnë punë jashtë profesionit të tyre. 

Krenar Ahemtaj është cilësuar gjithashtu edhe një nga pilotët më të mirë shqiptarë në drejtimin e helikopterëve. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco