Berisha: Amant Josifi është djali i Pranvera Strakoshës, nëpunëses së parë civile të shtetit

19:31, 15/09/2023

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video online në lidhje me arrestimin e Amant Josifit, partnerit të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar.

Por Berisha thekson po ashtu se Josifi është djali i Pranvera Strakoshës, një ish-gjyqtare dhe njeri i rëndësishëm për socialistët në pushtet.

Kujtojmë se ajo është Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

“Prej një jave kupola e organizatës kriminale në qeverinë shqiptare i fshehin publikut shqiptar një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat identifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë deri në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifin.

Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë dhe qytetarë spanjollë, gjermanë dhe të vendeve të tjera, në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro.

Si ndodhi kjo?

Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës, ku është kjo, dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosha. Po, djali i saj. Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën,” tha Berisha dje në Kuvend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco