Mega-operacioni/ SPAK lëshon një tjetër urdhër-arresti për Ervis Martinajn

Mega-operacioni/ SPAK lëshon një tjetër urdhër-arresti për Ervis Martinajn

13:22, 27/07/2023

Një tjetër urdhër-arresti lëshohet nga SPAK ndaj Ervis Martinajt, në kuadër të operacionit për goditjen e një grupi kriminal ku ranë në pranga ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Edhe pse i zhdukur pa gjurmë prej muajsh dhe në kërkim ndërkombëtar pas thënieve të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, SPAK e kërkon tashmë Martinajn edhe për një procedim të hapur për veprat penale korrupsion, grup kriminal dhe shpërdorim detyre, ndërsa nga 12 banesa të kontrolluara, rezulton edhe e tij.

6 urdhër-arreste konfirmohet nga burimet të jenë ekzekutuar deri tani me të cilëve Bistri, Lita, Gjoka, dy ish-punonjës të Policisë së Shtetit Edmond Preka dhe Ardit Hasanbegaj, ndërsa është shpallur në kërkim Behar Bajri.

Bëhet fjalë për një grup kriminal ku bëjnë pjesë edhe drejtues policie apo prokurorie, për të cilët dyshohet se kanë pasur kontakte me segmente të botës së krimit, duke i informuar mbi veprimet e autoriteteve gjatë kohës që ndaj tyre kryheshin veprime hetimore apo për arrestime.

Mësohet se aktualisht janë duke u kryer veprime, përfshirë kontrolle në disa qytete për ekzekutimin e urdhrave të arrestit, ndërsa gjatë operacionit jenë sekuestruar edhe armë, municione e materiale të tjera me vlerë për hetimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco