"Më mirë do të bëhet"/ Gjiknuri flet si 'kurban' i Edi Ramës

19:34, 26/07/2023

Pas përfundimit të Asamblesë së PS, Damian Gjiknuri është pyetur nga gazetarët për shkarkimin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë.

“Më mirë do të bëhet”  ka qenë deklarata e shkurtër e Gjiknurit, i cili menjëherë pas mbylljes së Asamblesë është larguar.

Një koment dëshpërues ky i Damian Gjiknurit, i cili duket se e ka ndier që do të jetë i ‘lëshuari’ i radhës nga padroni i vërtetë i inceneratorëve, që është Edi Rama.

Para pak ditësh Edi Rama lëshoi Arben Ahmetajn, ish-ministër i financave dh eish-zëvendëskryeministër i Ramës, i cili është arratisur pas kërkesës së drejtësisë për arrestimin e tij.

Nuk dihet nëse do të ketë të njëjtin fat edhe Damian GJiknuri, por ajo që është e sigurtë është se edhe ai është pjesë e dosjes së SPAK-ut për aferën e inceneratorëve.

Sipas dosjes, Gjiknuri e shoqëroi në udhëtimet luksoze ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj, udhëtime këto të rezervuara nga bosët e inceneratorëve. Në dosjen e SPAK specifikohet se vendi i qëndrimit në Vjenë ishte hoteli ‘Radisson Blu Style’, ndërkohë që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin ishte biznesmeni Klodian Zoto.

‘Nga të dhënat e TIMS rezulton se më datë 15 prill 2014 Arben Ahmetaj del nga Shqipëria në ora 14.36 me linjën Austrian. Po më datë 15 prill 2014 rezulton se shtetasi Mirel mërtiri del nga Shqipëria në porën 15.35 me të njëjtën linjë ajrore dhe se gjithashtu edhe shtetasi Damian Gjiknuri ka dalë po në këtë datë me të njëjtën linjë ajrore në orën 14.05. ndërkohë në lidhje me kthimin konstatohet se më datë 17 prill 2014 në ora 11.18 dhe 11.19 shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kthehen bashkë me linjën e fluturimin Lufthansa. Ndërkohë që Damian Gjiknuri kthehet një ditë më vonë’, thuhet në dosjen e SPAK.

Zoto ka rezervuar hotelin në emër të Damian Gjiknurit, kun ë emailin e Klodian Zoto më datë 12 mars 2014, rezulton se i është bërë rezervim në booking.com për prenotimin e tij në këtë hotel të Vjenës dhe i është konfirmuar rezervimi. Nga këqyrja e të dhënave të veprimeve të kartave dhe llogarive në emër të Klodian Zoto të vëna në dispozicion nga IS Bank rezulton se me kartën nr… janë kryer veprimet si më poshtë:

PAGESAT E KRYERA NGA ZOTO

12 mars 2014 transaksion ‘Style Hotel Vienna’, 385 euro

13 mars 2014 veprim ‘Style Hotel Vienna’ , 231 euro

13 mars 2014 veprimi ‘Style Hotel Vienna’, 256 euro

12 mars 2014 veprimi ‘Style Hotel Vienna’, 565 euro

 

“Do të bëhet më mire” apo jo për Damian Gjiknurin këtë e di vetëm Edi Rama, por koha ka treguar se ai nuk kursen askën për të shpëtuar kokën e tij, dhe Gjiknuri mund të jetë kurbani i radhës.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco