Berisha: Rama e gradoi Arben Ndokën si drejtues politik! Altin Dumani e mbrojti këtë hjekës që dhunoi zgjedhjet e Lezhës

Berisha: Rama e gradoi Arben Ndokën si drejtues politik! Altin Dumani e mbrojti këtë hjekës që dhunoi zgjedhjet e Lezhës

20:38, 21/05/2024

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se i ka dhënë pushtet Arben Ndokës, duke e bërë drejtues politik në Lezhë.

Berisha deklaroi se, ‘Edi Rama e gradoi Arben Ndokën si drejtues politik! Altin Dumani e mbrojti këtë hjekës që dhunoi zgjedhjet e Lezhës’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të nderuar gazetarë dhe gazetare, nata e mbrëmshme ishte dëshmi e kombinimit të dhunës së tmerrshme të krimit mbi shqiptarët dhe vellos së zezë të censurës mbi ta.

Sepse për çdo qytetar të këtij vendi, që i thotë të vërtetës të vërtetë, Arben Ndoka, një përdhunues i shpifur, pasi u përzu nga administrata kur u gjetën dokumentet, gjeti strehë tek Rilindja e krimit.

U bë deputet i Edi Ramës dhe pasi u nxor nga parlamenti mbi bazë dokumentash, Edi Rama o të nderuar gazetarë dhe gazetare, e emëroi kryemafiozin e Lezhës drejtues politik të partisë së krimit në Lezhë.

Po pse ju nuk lakoni dot emrin e Edi Ramës? Çfarë është kjo censurë e tmerrshme? Po Arben Ndoka pasi u zhvesh nga çdo funksion u lartësua në drejtues politik, komisar të Lezhës dhe u shndërrua në një nga kriminelët elektoralë më të rrezikshëm.

Për kë mblodhi vota Arben Ndoka, miqtë e mi?

Arben Ndoka mblodhi vota për krimin, për drogën, për Edi Ramën, për pushtetin antishqiptar të tij.

Arben Ndoka mbrëmë në studiot televizive nuk ishte asgjë tjetër veçse hija e Edi Ramës.

Por shqiptarët dhe ju më mirë se të gjithë të tjerët të nderuar njerëz të medieve, se ai ishte hjekësi i Bajrëve dhe Pëllumb Gjokës në Torovicë.

Por Altin Dumani mbante dosjen e tij në tavolinë. Mbronte hjekësin se mori një thes me para me urdhër të Edi Ramës në mënyrë që ai të dhunonte zgjedhjet e Lezhës me bandat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco