SYRI TV/ Refuzohet shuarja e masës për Berishën, avokati Gjokutaj akuza Gjokës e prokurorëve

15:23, 21/05/2024

Pas zgjatjeve të hetimeve pasi nuk ka siguruar dot prova për të ngritur një akuzë, SPAK dhe GJKKO refuzojnë shuarjen e masës së arrestit për liderin e opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Pas seancës avokati genc Gjokutaj deklaroi se Irena Gjoka dhe prokurorët janë të vendosur ccuarjen deri në fund të procesit politik duke refuzuar ccdo provë. Ndërkohë sa i përketë përjashtimit të Irena Gjokës, Gjykata nuk mohoi ekzistencën e provave të dëbimit të gjyqtares nga Greqia, por refuzoi përjashtimin e saj nga procesi. 

SYRI TV

Edhe pse SPAK pas 4 vitesh zvarritje të hetimeve, nuk arrin të paraqesë prova apo të ngrejë akuzë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit, gjyqtarja Irena Gjoka refuzon sërish që të shuaj masën e arrestit shëtpiak. Pas daljes nga seanca, avokati Genc Gjokutaj e cilësoi proceisn politik, dhe gjyqtarja Gjoka dhe prokurorët e SPAK janë të vendosur që të refuzojnë ccdo provë, e të vijojnë për interesa politike liderin e opozitës të izoluar.

Një tjetër kërkesë e avokatëve që u rrëzua, ishte edhe përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka nga procesi, pas publikimit të vendimit që fakton dëbimin e saj nga Greqia dhe fshehjen e këtij dëbimi por edhe shkarkimin në vitin 1996 e mosdeklarimin në formulartët e vetëdeklarimit dhe përballë procesit të Vetingut. Gjyqtarja Rudina Palloi nuk mohoi faktin e dëbimit, por sipas saj këto nuk janë shkaqe për përjashtimin e Irena gjokës nga procesi.

Në fund të deklaratës, avokati Genc Gjokutaj I bëri thirrje prokurorisë së Përgjithshme që të avancojë sa më shpejtë me verifikimin e figurës së gjyqtares Irena Gjoka e të konstatojë papajtueshmërinë e saj me qëndrimin në detyrë, pasi me fshehjen e dëbimit dhe shkarkimit, duhet të largohet nga drejëtsia dhe të ndiqet penalisht për falsifikimin e formularëve. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco