SYRI TV/ Vdes çifti në fshatin Resulaj po vadisnin tokën, Fqinjët: Kemi lajmëruar OSHEE, asnjë masë…

22:07, 23/07/2023

Një çift i moshuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe kanë ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku sipas fqinjeve, ata ishin duke punuar tokën pranë banesës, kur është këputar kablli elektrik dhe ka bërë mase. Ato bëjnë fajtor punonjeset e OSHEE për këtë tragjedi, pasi kanë neglizhuar kërkesat e tyre për të rregulluar telat e korrentit.

Syri tv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në fshatin Resulaj të Vlorës ku burrë dhe grua kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Mesohet se Eqerem Zykaj 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij Mynyre Zykaj, 75 vjeçe kanë qenë duke vaditur tokën përpara banesës së tyre, kur kanë rënë në kontak me rrymen dhe i ka zënë korrenti. Si pasojë cifti i moshuar ka ndërruar jetë.

Familjaret shprehen se është këptur një kabull i energjise elektrike dhe ka bërë masë, duke shkaktuar vdekjen e çiftit Zykaj. Ndërkohë fqnjët bejnë përgjegjës autoritetet përkatëse dhe OSHEE të cilat kanë neglizhuar kërkesën e tyre për të rregulluar kabollot elektrike. Ata thonë se kabulli i korrentit pranë banesave te tyre është i amortizuar dhe se kanë lajmëruar shpesh elektricistët për të rregullur por nuk kanë marrë masa duke i lenë telat e korentit të paizoluar.

Trupat e pajetë të të moshuarve u gjetën në tokën pranë banesës së tyre nga nusja e shtëpisë. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të kesaj ngjarje të rëndë me pasojë dy viktima brenda një familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco