SYRI TV/4 punonjës të UKT Tiranë të pandehur për vjedhje, Prokuroria e Tiranës kërkon çeljen e gjykimit

11:59, 11/05/2024

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe nisur në Gjykatë kërkesën për çeljen e gjykimit në ngarkim të 4 zyrtarëve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë të akuzuar për vjedhjen e 21.6 mln lekëve  përmes rrogave të dublikuara. Erblin Lushaj inxhinier dhe Sigi Zhuleku përgjegjës i pagave ranë në pranga për shkak të masës arrest në burg, teksa u liruan pas disa javësh në masën arrest shtëpie, ndërsa në detyrim paraqitje janë hetuar dy faturistët Rudina Lalaj e Azem Xhaferri. Ata u kallëzuan nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT për veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim. Vjedhja u zbulua nga një bankë e nivelit të dytë që sinjalizoi UKT-në për dublikim të emrave të punonjësve të kësaj shoqërie në perocedurën e kalimit të pagave nga llogaria e UKT-së drejt bankës.

Dhe përfituesit sipas urganit të akuzës ishin shtetasit Sigi Zheleku e Rudina Lalaj. Lëvizjet janë evidentuar kryesisht në periudhën Janar-Korrik 2023, ku nga auditimi I kryer rezulton se listë pagesat zyrtare së bashku me urdhër transfertat, në dukje kanë të njëjtën vlerë totale por që në të vërtetë nuk korrespondon me vlerën në urdhërin e transfertës. Diferenca për këtë periudhë vjen si rezultat I dublikimit më shumë se dy herë i punonjësve Sigi Zhuleku e rudina Lalaj. Fenomeni është dyshuar se është I shtrirë nga muaj Prill 2018 deri në Korrik 2023 dhe dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, ku përfitues janë Sigi Zheleku, Rudina Lalaj, Azem Xhaferri dhe Erblin Lushaj. Prokuroria aerrin në konkluzionin se shtetasi Sigi Zheleku ka përfituar në mënyrë të paligjshme, përtej vlerës së listëpagesës mbi të ardhurat nga punësimi, diferencën prej 13, 983, 504 lekë nga Prilli I 2018 në Korrik 2023..

Shtetasja Rudina Lalaj për periudhën Prill 2018-Korrik 2023 ka përfituar 5, 627, 504 lekë. Erblin Lushaj për përiudhën Prill 2018-Shtator 2021, ka përfituar, 1, 616, 416 lekë. Azem Xhaferi për periudhën Prill 2021-Korrik 2022, 452,446 lekë. Vetëm pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme çoi për gjykim një treshe tjetër zyrtarësh të UKT për abuzim me një tender tender me vlerë 143 mln lekë, për blerje kimikatesh dhe karbon aktiv, pasi favorizuan në garë një biznesmen që nuk përmbushte kriteret.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco