Agjencia e OKB vendos ta mbyllë selinë në Jeruzalemit Lindor pas sulmit nga ‘ekstremistët izraelitë’

Agjencia e OKB vendos ta mbyllë selinë në Jeruzalemit Lindor pas sulmit nga ‘ekstremistët izraelitë’

09:37, 11/05/2024

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, do ta mbyllë selinë e saj në Jerusalemin Lindor pasi kompleksit iu vu zjarri nga “ekstremistët izraelitë” kur personeli ishte brenda, tha shefi i saj të enjten.

Në një deklaratë në platformën sociale X, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini tha se sulmi me zjarrvënie ishte i fundit në një seri kërcënimesh, ngacmimesh dhe incidentesh të dhunshme të kryera nga izraelitët kundër stafit të agjencisë gjatë dy muajve të fundit.

Më 8 maj në mbrëmje, banorët izraelitë vunë zjarrin dy herë në perimetrin e selisë së UNRWA-s në Jerusalemin Lindor të pushtuar. Kjo ndodhi kur personeli i UNRWA dhe agjencive të tjera të OKB-së ishin në kompleks, tha Lazzarini.

“Është një zhvillim i jashtëzakonshëm. Edhe një herë tjetër, jetët e personelit të OKB-së ishin në rrezik të madh.”

Objekti do të mbyllet “derisa të rivendoset siguria e duhur”, shtoi ai.

Lazzarini postoi një video të kompleksit që tregonte personelin duke u përpjekur të shuante flakët ndërsa njerëzit brohoritnin jashtë dhe tha se një turmë e shoqëruar nga njerëz të armatosur u pa jashtë kompleksit duke bërtitur: "Digjini Kombet e Bashkuara".

Disa video të mediave sociale u postuan gjithashtu në platformat izraelite Telegram të enjten, duke treguar kompleksin e UNRWA-s në zjarr. Në një video, mund të dëgjohej thirrja e përsëritur "UNWRA është Hamas, UNWRA është Hamas".

Lazzarini tha se zjarri shkaktoi "dëme të mëdha në zonat e jashtme". Nuk pati viktima në radhët e personelit të OKB-së, shtoi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco