Tragjedia në Vlorë/ Çifti po ujitnin arën, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike

Tragjedia në Vlorë/ Çifti po ujitnin arën, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike

19:40, 23/07/2023

Në Vlorë këtë pasdite kanë humbur jetën një çift pasi kanë rënë në kontakt me e rrymën elektrike.

Personat janë anëtarë te familjes Zykaj, Eqerem Zykaj me bashkëshorten Mynyre Zykaj, Kanë qenë duke punuar tokën përpara banesës së tyre në momentet që kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45,  shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur  në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco