Berisha: Qeveria teknike dhe vota e diasporës janë kushtet vendimtare për zgjedhje të lira

Berisha: Qeveria teknike dhe vota e diasporës janë kushtet vendimtare për zgjedhje të lira

20:36, 11/05/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij, se qeveria teknike dhe vota e diasporës janë kushtet vendimtare për zgjedhje të lira.

Për këtë, Berisha mori si shembull Maqedoninë e Veriut, ku pas protestave, tani rotacioni i pushtetit është diçka normale.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, të rinjtë, të rejat janë më të ndjeshëm se të gjithë të tjerët ndaj padrejtësive.

Por në një vend ku nuk ka drejtësi, nuk të vret asgjë më shumë shpresën se padrejtësia.

Në një vend ku Dumanët, Gjokat dhe soji e sorollopi i tyre janë shndërruar në mburojë të krimeve monstruoze, vjedhjeve të shekullit të Edi Ramës dhe qeveritarëve.

Në një vend ku pasuritë publike grabiten, plaçkiten nga ministrat dhe trafikantët e drogës, zemërimi dhe revolta janë rruga e vetme e fitores.

Rruga e vetme për të kthyer shpresën.

Rruga e vetme për të kthyer të ardhmen.

Ndaj dhe beteja për çlirimin e Bashkisë është betejë për qeveri teknike.

Të dashur miq, një javë më parë u zhvilluan zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Forcat konservatore fituan bindshëm, qendra e djathtë.

Sepse ata arritën me protestën e tyre, arritën me guximin e tyre, me zemërimin e tyre të krijojnë qeveri teknike.

Dhe nga ajo kohë, Maqedonia zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe beteja për çlirimin e Bashkisë është betejë për krijimin e qeverisë teknike.

Betejë për votën e lirë!

Qeveria teknike dhe vota e diasporës janë kushtet vendimtare për zgjedhje të lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco