Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/ Berisha: Të hetohen edhe projektet e infrastrukturës

Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/ Berisha: Të hetohen edhe projektet e infrastrukturës

14:04, 19/07/2023

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur edhe te ‘bomba’ e ardhur nga BE, e cila pezulloi fondet e bujqësisë pasi ka konstatuar vjedhje dhe shpërdorime nga qeveria shqiptare.  

Berisha i ka bërë thirrje Komisionit Europian, që në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri.

Berisha: Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare.

Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare.

Por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare.

Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave.

Por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta. KE ka financime të mëdha. Bajpasi i Vlorë është krejtësisht vepër e tyre dhe shume projekte të tjera. Se këta nuk vënë asnjë tabelë si mirënjohje, aty vihet tabela Salillari.

Pra, është një lajm i mirë kjo, optimist për shqiptarët, sepse institucioni hetimor i BE veproi dhe vendosi.

Është e rëndësishme shumë që të dalë në pah i gjithë korrupsioni shqiptar në përmasat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco