Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, duke folur në një intervistë në Syri Tv ka komentuar vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë.
Sipas Vasilit kjo parti që është në pushtet sot në Shqipëri është më e zezë se Partia e Punës së Shqipërisë.
Sipas tij po kërcënohen dhe shkelen të drejtat njerëzore.
“Shteti vjedh, nuk jep paga dinjitoze”, tha Vasili.
Ndërkohë duke komentuar legalizimin e kanabisit Petrit Vasili tha se sundimi i munguar i ligjit dhe korrupsioni mbajnë në këmbë trafikun e drogës. “Jemi pagëzuar Kolumbia e Evropës, pra nuk kemi kontroll mbi territorin”, tha Vasili duke cituar raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Këto ai i përmendi për të shpjeguar kundërshtinë e tij dhe të opozitës për këtë projektligj.
© SYRI.net