Videot erotike të kryebashkiakëve/ Avokati: Pritet të shkarkohen edhe disa kryetarë të tjerë

Videot erotike të kryebashkiakëve/ Avokati: Pritet të shkarkohen edhe disa kryetarë të tjerë

22:03, 29/06/2023

Avokati Jordan Daci, i ftuar sonte në “Top Story” është shprehur se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim.

“Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj. Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi. Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar.

Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco