VIDEO/ Meta: Ngjyra e gjelbër e pranverës, pjesë e logos së PL

VIDEO/ Meta: Ngjyra e gjelbër e pranverës, pjesë e logos së PL

15:26, 28/04/2024

Ilir Meta, President i Partisë së Lirisë, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, njofton se ngjyra e gjelbër e pranverës dhe rigjenerimit, është pjesë e logos së kësaj partie.

Meta, i shoqëruar nga Edita Tahiri, e konsideron si historike konventën e PL-së, ndërsa thekson se ajo do të rivitalizojë këtë parti në mënyrë të jashtëzakonshme.

“Kënaqësi e veçantë që pas Konventës së djeshme historike të Partisë së Lirisë, që do ta rivitalizojë atë në mënyrë të jashtëzakonshme, të shijojmë bashkë me znj. Edita Tahiri, gjelbërimin dhe lulet, në një ambient fantastik dhe madhështor për shkak të thjeshtësisë dhe origjinalitetit, në Priskë të Tiranës.

Me këtë rast shpreh kënaqësinë që ngjyrën e gjelbër të pranverës dhe rigjenerimit, nga dje e kemi pjesë të logos së Partisë të Lirisë!

Ju urojmë një të diel të paqtë dhe të gëzuar me familjen dhe të dashurit tuaj!”, shkruan Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco