FOTOLAJM/ Berisha: Edi në tovolinë me matrioshkën e Putinit. Enveri mbante bustin e Stalinit

FOTOLAJM/ Berisha: Edi në tovolinë me matrioshkën e Putinit. Enveri mbante bustin e Stalinit

11:29, 25/04/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama, ku shihet se në zyrën e tij në Kryeministri, mban në tavolinën e punës një matrioshkë të presidentit rus, Vladimir Putin. 

Në postimin e tij në Facebook, Berisha e krahason Ramën me diktatorin gjakatar të shqiptarëve, Enver Hoxhën, i cili mbante në zyrë bustin e udhëheqësit komunist të rusisë, Vladimit Lenini. 

‘Edi në tovolinë me matrioshkën e Putinit. Enveri mbante bustin e Stalinit’, shkruan Berisha në Facebook.   

Kujtojmë se drejtuesi i programit televiziv italian Report në RAI 3, Sigfrido Ranucc, deklaroi mbrëmë në intervistën ekskluzive në SYRI TV se vetëm Edi Rama dhe Sergei Lavrov i Rusisë ishin ankuar për investigimet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco