'Basha i shërben Ramës'/ Salianji: Qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe në një vend qokash

'Basha i shërben Ramës'/ Salianji: Qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe në një vend qokash

22:56, 13/06/2023

Në emisionin “Frontline” në News24 Ervin Salianji foli për debatet e brendshme në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës në studio, me gazetaren Marsela Karapanço, Salianji ka diskutuar dy temat kryesore të ditës që janë tensionet në veriun e Kosovës dhe situata në grupin e vulës dhe zgjedhjet për kryetar më 29 korrik.

Salianji është shprehur se situata në veriun e Kosovës dhe tensionimi i marrëdhënieve të Ramës me Kurtin nuk i shërbejnë interesit kombëtar.

“Kjo është një ngjarje e rëndë dhe një lëvizje shumë e rëndë në drejtim të marrëdhënieve mes dy vendeve, dy kryeministra shqiptar që nuk merren vesh me njëri tjetërin dhe në kushtet që jemi ku pritet të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ku Shqipëria duhet të jetë pjesa kryesore e ndihmës.

Nëse kjo është një ngjarje që do të jetë me pasoja të rënda për Kosovën atëherë Shqipëria duhet të jetë në mbështetje të plotë ndaj Kosovës edhe nëse ajo është duke bërë një gabim.”

Në situatën e PD së vulës Salianji ka theksuar se Luzim Basha i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama dhe se nuk ka asnjë vlerë politike.

I ndalur tek emrat e rinj të qeverisë për ambasadorë, Salianji u shpreh kritik duke theksuar se qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe një vend qokash.

"Është aty nëpër këmbë. Do merremi ne të gjithë kohë. Nuk ka as Kryesi, asgjë. Grupi Parlamentar që ka legjitimitet edhe ai është kundër. Aty ka shumë pretendentë për kryetar se anëtar partie. Aty nuk ka proces. Unë do t’u them demokratëve atë që është e vërteta. Kjo parti është e konfiskuar, çdo gjë tjetër është idiotësi. Nuk ka çfarë të ndodhë me 29. Ai zotëria që është aty, nuk ka ku rikthehet, ka qenë aty, e ka konfiskuar me ndihmën e Ramës, janë të gjitha data kot. Unë po them që ky zotëria e ka marrë peng për shërbim të Ramës. Kaq mbaron historia. Vjen apo nuk vjen në parti ai nuk ka asnjë vlerë politike.

Duhet të rikonceptohet, ribëhet dhe PD të kalojë aty ku i takon. Është një sherr familjar aty…Disa njerëz duan të sherosen sepse njëri mendon që e ka pronë. Sherr lagjeje. Opozita duhet të ribëhet. Qeveria e ka kthyer shërbimin diplomatik në pensionim politik dhe një vend qokash. Do shkoj në Zvicër thotë Muç Nano se është vend i bukur. Një shpërfaqe e gjithë neverisë, njerëz që e shesin si parim. Këtu po legjitimohet lëpirja në publik gjasme si i paanshëm. Gjithë deputetë e PS që kanë mbetur pa punë i kanë çuar si pensionim luksi në vende të ndryshme të botës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco