SYRI TV/ Dhuna e mercenarëve të Bashës, Safe Journalist: Njerëzit e Lulzim Bashës kërcënuan gazetarët

17:23, 07/06/2023

Dhuna e ushtruar nga mercenarët e Lulzim Bashës  ka sjellë reagimin e shoqatave ndërkombëtare në mbrojtje të gazetarëve.

Safe Journalists ka dënuar ashpërsisht këto akte të paprecedenta teksa ka kërkuar marrjen e masave ligjore ndaj mercenarëve te Lulzim Bashës te cilët kanë kryer veprime vandale ndaj gazetarëve.

Syri Tv

Shoqata e gazetarëve “Safe Journalists” ka reaguar pas dhunës  të  ushtruar ndaj gazetarëve nga mercenarët e Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së kryesisë të Partisë së Vulës. 

“Safe Journalists” ka dënuar këto akte të paprecedenta teksa ka theksuar se njerëzit e Lulzim Bashës kanë ndaluar gazetarët të kryenin punën e tyre.

 

Ky veprim, i kryer nga mbështetësit e ish-Kryetarit të Partisë Demokratike, pengon jo vetëm rrjedhën e gazetarisë së lirë, por edhe sigurinë dhe mirëqenien e atyre që shërbejnë në vijën e parë të raportimit të lajmeve. Gazetarët Osman Stafa nga News 24, Ardit Hoxha nga EuroNews, Andon Kello nga MCN, Ermal Rizai nga Syri Tv dhe Isa Myzyraj nga Ora News nuk u lejuan të kryejnë detyrën e tyre. Individë të dyshuar si mbështetës të z. Lulzim Basha, ish-kryetar i Partisë Demokratike, u përpoqën t'u hiqnin kamerat dhe mikrofonin, i shtynin gazetarët, u bërtisnin, i shanin dhe i kërcënonin me dhunë fizike dhe sharje të tjera nëse vazhdonin të filmonin dhe raportonin.

Safe Journalists ka bërë thirrje per distancim te menjehershem dhe publik nga ky akt teksa ka kërkuar me ngulm dënimin e veprimeve të mercenarëve të Lulzim Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco