VIDEO/ Eugen Beci: SPAK nuk po e bën punën siç duhet në luftimin e korrupsionit

VIDEO/ Eugen Beci: SPAK nuk po e bën punën siç duhet në luftimin e korrupsionit

21:50, 23/05/2024

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV për të folur në lidhje me raportimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

Gjatë bisedës Beci tha se, SPAK nuk po bën punën siç duhet për të luftuar korrupsionin, pasi sipas tij, korrupsioni në këtë qeveri është bërë një mal i madh, sa kudo në çdo institucion të shtetit të shkosh, gjen raste korrupsioni që nuk ka nevojë të hetohen, sepse janë të gatshme.

‘Prokuroria e Posaçme sot ka një luks shumë të madh. Në çdo vend që çon oficerin më të paaftë të BKH-së, në çdo institucion shtetëror e gjen malin e korrupsionit aq sa mbytet.

Prokuroria e ka shumë të thjeshtë që të nisë hetimin për çështje pa fund, përsa i përket korrupsionit dhe shpërdorimit  të detyrës nga çdo zyrtar i lartë, apo i mesëm.

Prokuroria nuk ka bërë asgjë përsa i përket mënyrës së hetimit të krimit, për të qenë proaktiv me metoda speciale. Mbase e ka luksin se korrupsioni është bërë endemik dhe nuk ka vaksinë që e shëron.

Prokuroria e shtetit përpiqet të bëjë përgjime, metoda speciale të hetimit, metoda stimuluese, persona të penduar, dëshmitarë dhe të gjitha këto arrin në konkluzion që nuk kthehesh në burokrat të letrave.

E gjithë lufta korrupsionit ka një rënie drastike përsa i përket mënyrës së referimit të çështjeve penale. Përjashtuar Policinë e Shtetit thotë prokuroria, çdo institucion tjetër që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të referuar korrupsionin nuk ka bërë detyrën dhe ka një rënie prej 40 e ca përqind nga 2022 në 2023.

Pyetja që bëj është ka rënë 40 % korrupsion, apo është rritur 400 për qind korrupsioni nga 2022 në 2023’, tha Eugen Beci në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco