Berisha: Vetëm protesta dhe mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore

Berisha: Vetëm protesta dhe mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore

20:25, 25/05/2024

Në fjalën e tij të mbajtur në tubim, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protesta, sepse vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e  pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtësve të kauzës së drejtë, misionarëve të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për oratorët, fjalët e tyre që rrezatojnë të vërteta, shpresë dhe besim te mbarë shqiptarët.

Miqtë e mi, në këtë betejë ju jeni bërë shembulli më i shkëlqyer.

Jeni bërë shembulli i frymëzimit.

Shembulli i qytetarit atdhetar.

Shembulli i qytetarit të pamposhtur.

Në këtë betejë ju keni përcaktuar rrugën e fitores.

Rrugën e betejës për mbarë shqiptarët!

Të dashur miq, sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar që po e zhbin Shqipërinë nga shqiptarët.

Po shpopullon këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.

Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë.

Është rruga për krijimin e qeverisë teknike.

Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco