VIDEO SYRI TV/ Kapen 7.3 kg kokainë në Portin e Durrësit, do dërgohej në Europë

17:18, 25/05/2024

Policia e Durrësit dhe shërbimet portuale kanë kapur një sasi prej 7.3 kg kokainë, duke çuar në arrestimin e 2 personave. Droga ishte fshehur në një vend të dedikuar brenda një furgoni pronar i të cilit ishte Mentor Çuni e shofer Arjan Doçi të cilët ranë në pranga. Gjatë tentativave për të marrë dëshmitë paraprake ata kanë pretenduar se droga ëhstë marrë në Tiranë, por refuzuan të tregojnë emra dhe destinacionin që kishin.

Nga SYRI TV

7.3  kilogram kokainë e ndarë në 7 pako është kapur të shtunën në Portin e Durrësit, ndërsa blutë e qytetit vunë në pranga 2 shtetas.

Mentor Çuni dhe Arjan Doçi u arrestuan në flagrancë ku njëri është pronari i furgonit me të cilin transportohej kokaina e tjetri shofer. Kapja e drogës thotë policia erdhi si rezultat i intensifikimit të kontrollit, bazuar dhe në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, teksa furgoni që drejtohej nga Arjan Doçi kaloi për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje.

Droga u gjet e fshehur në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, përkatësisht 7 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Veç drogës policia sekuestroi edhe 4 celularë, fugonin, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia tentoi të merrte deklarime paraprake nga dy të arrestuarit, teksa njëri prej tyre ka pretenduar se ngarkesa është marrë në Tiranë, por refuzoi të tregonte emra apo destinacionin  që kishin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco