Berisha: Dumani censuroi çdo bisedë për krimin elektoral në dosje! Me kallp-mandatet e tij i eksportoi kriminelët drejt Europës

Berisha: Dumani censuroi çdo bisedë për krimin elektoral në dosje! Me kallp-mandatet e tij i eksportoi kriminelët drejt Europës

20:36, 25/05/2024

Në tubimin qytetar, lideri i opozitës ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se është duke amnistuar krimin elektoral.

‘Dumani censuroi çdo bisedë për krimin elektoral në dosje! Me kallp-mandatet e tij i eksportoi kriminelët drejt Europës’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Le të ndalemi për një moment tek 50 mandatet kallpe të arrestit që lëshoi Altin Dumani, i cili shiti dosjen e kushëririt të tij serial-killer.

Të dashur miq, me këtë akt monstruoz, Altin Dumani shënoi një nga eksportet më të mëdha të grupeve më të rrezikshme kriminale drejt Europës.

Sepse asnjë bos, asnjë lejtnant i bosëve, as nuk u arrestua, as nuk u lëndua për arsye se ata u larguan para se të firmoste kallp-mandatet ky kriminel në krye të Skapit.

A ka gjë më të shëmtuar se sa partnerët tanë të sjellin ty dosjet e vrasjeve të tmerrshme, e plaçkitjeve e grabitjeve, e dhunimit masiv të votave të grupeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë.

Dhe ti ua kthen duke i eksportuar këta kriminelë, këta serial-killerë, këta trafikantë në vendet e tyre të lira vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.

A nuk është krim i shëmtuar ky o miqtë e mi?

Të eksportosh krim atyre që të sollën të dhënat.

Të dashur miq, shtatë familjet mafioze që Dumani me mandatet kallpe i njoftoi se do arrestoheshin kanë qenë njëkohësisht kriminelët më të mëdhenj elektoralë të Shqipërisë pas Edi Ramës.

Çfarë bëri zagari i Edi Ramës, mercenari i Edi Ramës?

Censuroi çdo bisedë, çdo zotim, çdo fjalë, çdo pagesë, çdo terror që këto bandat ushtruan mbi votuesit dhe votën e lirë.

Me të drejtë sot një analist i mirënjohur shkruante: na i paraqiti edhe bandat e qeverisë si të depolitizuara Altin Zamani, Altin faqja e zezë e hetuesisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco