Dhuna nga huliganët e Bashës/ Gazetari: Hera e parë që jemi ndjerë të kërcënuar me kolegët

Dhuna nga huliganët e Bashës/ Gazetari: Hera e parë që jemi ndjerë të kërcënuar me kolegët

10:56, 07/06/2023

Një tjetër gazetar ka dëshmuar për dhunën e ushtruar nga banditët e Lulzim Bashës jo vetëm ndaj deputetëve, por edhe ndaj medias.

Osman Stafa shkruan se kjo është hera e parë që është ndjerë i kërcënuar.

“Disa individë mbështetës të Bashës ushtruan dhunë verbale, kërcënime, sharje dhe tentativat për dhunë fizike ndaj gazetarëve pranë selisë së Partisë Demokratike. Këto ngjarje janë një kambanë alarmi jo më vetëm për lirinë e medias, por edhe për sigurinë fizike të gazetarëve.

Një grup personash të cilët qëndronin jashtë dyerve ku po zhvillohej mbledhja e kryesisë së PD, pasi shanë dhe ofenduar disa deputetë të PD që dolën nga mbledhja, kërcënuan gazetarët që të fiknin kamerat, telefonat dhe të mos regjistronin asgjë.

Më pas ata shanë, ofenduan dhe tentuan të dhunojnë fizikisht edhe gazetarët. Të mos kishte qenë për disa individë dashamirës ndaj medias, pjesë e grupit Basha, dhuna fizike ndaj nesh do kishte qenë e paevitueshme.

5 gazetarët që ndodheshin aty disponojnë video dhe incizime audio nga e gjithë skena, për aq sa na u lejua.

Siguria e gazetarëve është rrezikuar seriozisht sot në të gdhirë, ndaj politikanët e lartë të PD duhet urgjentisht të urdhërojnë mbështetësit e tyre që të ndalojnë menjëherë këto sjellje të rrezikshme që dëmtojnë lirinë e medias, dhe vënë gazetarët në rrezik.

Si një gazetar që kam mbuluar prej rreth 5 vitesh ngjarjet në PD, kjo ka qenë hera e parë kur jam ndjerë i kërcënuar, së bashku me kolegët e mi,” shkruan Stafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco