VIDEO/ Huliganët e Bashës presion deputetëve: Kaq di me të thënë...Kush ka b*thë të vijë...

10:31, 07/06/2023

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e djeshme jashtë selisë së PD-së së vulës, ku mbështetës dhe huliganë të ish-kreut të demokratëve Lulzim Basha i kanë zënë rrugën deputetëve Saimir Korreshi, Elidon Bushatit, etj.

Nga video e siguruar nga SYRI dallohet se si persona që nuk kanë asnjë funksion politik, i bëjnë presion deputetit demokrat Saimir Korreshi, duke i kërkuar llogari se përse nuk votoi propozimin që kthen në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Pamjet tregojnë se si Dorian Protoduari, një personazh i njohur pasi ishte një nga personat që dhunoi demokratët në ngjarjet e 8 janarit 2022 në selinë e PD-së,me gaz lotësjellës, xhama, karrige dhe me shkopa bejsbolli, me një gjuhë kërcënuese i thotë Korreshit që mos ti dalë përpara se nuk e di si ka për ta parë.

‘Kush ka bythë të vijë...Jena torturu më shumë se këta dhe këta dalin para nesh. Na tregojnë ata ne...’, dëgjohet të thotë Protoduari dhe të tjera persona të pranishëm.

Debati: Ti e di shumë mirë si bëhen gjërat. Se di si kena me t’pa...Kaq di me të thënë...Po na torturoni...Dhe ti Saimir bone gabim dhe mos më dil para Saimir se nuk haj burg unë për të o Saimir. Po na torturoni...Na keni torturu dhe po vazhdoni të na torturoni në kurrizin tonë. T’ju vij turp...Të vij turp se po na shkelni djersën tonë...Burgun e kam hëngër unë, belatë i kam hëngër unë dhe ju keni ndejt atje si mbretër. Turp të vijë, turp të vijë...Kush ka bythë të vijë...Jena torturu më shumë se këta dhe këta dalin para nesh. Na tregojnë ata ne...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco