Banorët në ish-fushën e Aviacionit në Vlorë, kanë shfaqur pakënaqësi me punimet që po kryhen për rehabilitimin e këtij blloku urban. Sipas banorëve, firma zbatuese e projekti ka shembur muret rrethuese të banesave, ndërsa punimet në infrastrukturë po kryhen pa cilësi.
SYRI TV
Punimet për rehabilitimin e bllokut urban në ish-fushën e Aviacionit në Vlorë, kanë gjetur kundërshtinë e banorëve të kësaj zone.
Banorët tregojnë se rehabilitimi i rrugëve dhe kanalizimeve, po kryhet pa cilësi.
Sipas banorëve, firma që po zbaton projektin, u ka shembur muret rrethuese të shtëpive, duke bërë zgjerimin e rrugës vetëm në njërin krah.
banorët kërkojnë marrjen e masave, për të shmangur problemet me marrjen e pronës për zbatimin e këtij projekti si dhe kryerjen e punimeve me cilësi, në mënyrë që ato të kenë jetëgjatësi.
Gaz. G.Këllçiu. Red.J.Hoxhaj. Mont. G.Zani.
© SYRI.net