FOTO/ Vrasja në Kavajë: Autori lëvizi me këtë makinë, ishte i vetëm

FOTO/ Vrasja në Kavajë: Autori lëvizi me këtë makinë, ishte i vetëm

09:36, 22/05/2023

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket ekzekutimit të Arjan Gosës pasditen e së dielës në Kavajë.

Burime për Syri TV bëjnë me dije se autori i ngjarjes prej disa kohësh ka mbajtur nën vëzhgim viktimën.

Ditën e ngjarjes ai ka qene me një automjet tip Volkswagen me ngjyrë gri.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se autori ka qenë i vetëm. Ka parkuar automjetin disa metra larg lokalit dhe ka shkuar në këmbë në lokal dhe ka qëlluar me një plumb në ballë viktimën. 

Hetimet për kapjen e autorit vijojnë intensivisht, por përqendrimi më i madh është në veri të vendit, grupi hetimor ka dyshime të forta se autori mund të jetë arratisur në veri.

Sa i përket armës me të cilën është kryer krimi, burime nga grupi hetimor thonë se ka qenë pistoletë.

Anëtarë nga të dyja familjet janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje, pasi dhe më herët policia i ka pyetur familjet lidhur me ngjarjen dhe ata janë shprehur se e kanë mbyllur si histori, duke ia lënë kështu në dorë drejtësisë.

Ndërkohë që grupi hetimor ka sekuestruar kamerat në zonë për shkak se brenda ambienteve të lokalit nuk ka pasur të instaluara kamera sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco