Ndryshime në Kodin rrugor në Shqipëri: A do të ulet numri i aksidenteve?

Ndryshime në Kodin rrugor në Shqipëri: A do të ulet numri i aksidenteve?

17:11, 21/05/2023

Prej disa ditësh në fuqi ka hyrë kodi i ri rrugor i cili ka ngjallur reagime të ndryshme.

Disa e shohin si tepër të lehtë për aq kohë sa i jep mundësi shoferëve të mos u hiqet patenta nëse pranojnë të paguajnë dyfishin e gjobës ndërsa të tjerë e shohin shumë pozitiv pasi me sistemin e uljes së pikëve shkelësit përsëritës detyrohet të kthehen në autoshkollë.

“Nëse ti shkel një herë rregullat e qarkullimit rrugor nuk të hiqet patenta por të përgjysmohen pikët. Nëse ti përsërit shkeljen pikët e patentës të zerohen dhe t’i kthehesh në autoshkollë”, tha eksperti rrugor, Fadil Lika.

Një tjetër ndryshim me kodin e ri lidhet me drejtuesit e rinj të makinave të cilët për dy vite nuk do të lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me afatet e rinovimit të patentës, nga 10 vite që është aktualisht, në 15 vite deri në moshën 70 vjeç. Edhe për lejet e drejtimit profesionale afatet e rinovimit do të jenë çdo 5 vite deri në moshën 70 vjeç, e jo më deri në 65 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco