Berisha: Jani Rustemi humbi jetën pas dhunës në komisariat, vrasje shtetërore

Berisha: Jani Rustemi humbi jetën pas dhunës në komisariat, vrasje shtetërore

12:10, 21/05/2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas humbjes së jetës të Jani Rustemit nga dhuna policore.

Berisha është shprehur se Jani Rustemi i ndaluar nga policia, u dërgua në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë dhe vdiq dje në QSUT

Postimi i Berishës:

Një krim tjetër horror shtetëror!

I riu, Jani Rustemi i ndaluar nga policia, u dërgua në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë dhe vdiq dje në QSUT.

Ai mbahej në paraburgim me akuzën se kishte kishte marrë pa leje një qilim. Familjarët deshmojnë se në paraburgim ndaj Janit është ushtruar dhunë e egër nga banditë me uniformë.

Kjo është vrasja shtetërore e radhës nga kriminelë me uniformën e një qytetari të ndaluar nga policia.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe si vrasje të mirëfilltë shtetërore të Jani Rustemit.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë me përparësi dhe denoncoj publikisht këtë akt kriminal të banditëve me uniformë. I bëj thirrje Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të ndërmarrë hetime për vrasjen me tortura të Jani Rustemit dhe shumë të rinjve të tje nga xhelatë me uniformë në burgjet dhe paraburgimet e narkoshtetit të Shqipërisë. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco