14 Maji/ KQZ certifikon rezultatin në 7 bashki

14 Maji/ KQZ certifikon rezultatin në 7 bashki

21:02, 20/05/2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Gjatë një mbledhjeje të ditës së sotme, KQZ ka zyrtarizuar rezultatet e dala nga vota për kryebashkiakun dhe për këshillat bashkiakë për 7 bashki të vendit.

KQZ certifikoi rezultatin në Bashkinë e Elbasanit, ku fitues u shpall Gledjan Llatja i cili ka marrë 35.985 vota përballë kandidatit të "Bashkë Fitojmë", Luçiano Boçi dhe ku PS mori 34 mandate, “Bashkë Fitojmë” 15, PD 4, PSD 3 dhe disa mandate partitë e vogla.

Në Lushnjë, ku fituese u shpall kandidatja e PS Eriselda Sefa me 22453 vota dhe ku PS ka marrë për Këshillin Bashkiak 24 mandate, Bashkë Fitojmë 7, PD 4, PSD 2, etj.

Në Fier ku u shpall fitues Armando Subashi i PS.

Në Kamëz ku mes kontestimesh të shumta u shpall fitues Rakip Suli i PS.

Në Berat ku u shpall fitues Ervin Demo i PS.

Në Korçë ku u shpall fitues Sotiraq Filo i PS dhe në Vlorë ku u shpall fitues Ermal Dredha po i PS.

Njoftimi i KQZ

KQZ – Mbledhja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, datë 20.05.2023.

Rendi i ditës:

Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Lushnjë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë dhe të Këshillit të Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco