Belind Këlliçi: Gati për debat me Veliajn, në çdo kohë

Belind Këlliçi: Gati për debat me Veliajn, në çdo kohë

20:58, 03/04/2023

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi u shpreh gjatë një interviste me Mirela Milorin, në Klan News, se ai është për një debat me Veliajn në çdo kohë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Milorit, nëse do të ishte i gatshëm për një ballafaqim me kryebashkiakun aktual, Kelliçi u shpreh se; po, kurdo që të dëshironi.

Gjatë bisedës, Milori i paraqiti Këlliçit atë që Veliaj thotë se janë punët dhe arritjet e tij në Tiranë në dy mandate.

Kandidati i Opozitës i ka kontestuar shumë prej këtyre të dhënave, duke u shprehur se janë pjesë e propagandës, dhe jo e realitetit që vuan Tirana sot, nga mungesa e ujit, e rrugëve të brendshme të lagjeve, nga trafiku i papërballueshëm, e ajri tejet i ndotur.

Këlliçi solli si shembull zonën e Astirit, ku një komunitet prej 70 mijë banorësh, nuk ka një shkollë, një çerdhe, apo një kopësht për fëmijët.

Pjesë të mashtrimit e konsideroi Këlliçi edhe rastin më të fundit që ai ka denoncuar, ku në Baldushk, një godinë gërmadhë, pa ndriçim, dhe jo funksionale, është paraqitur nga Veliaj si investim i suksesshëm, si një shtëpi kulture e kinema model.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco