Blushi: Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Këlliçit për transportin publik falas dhe modern

Blushi: Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Këlliçit për transportin publik falas dhe modern

15:19, 03/04/2023

Nga Tedi Blushi/

Plani i shkëlqyer dhe plotësisht i realizueshëm i Belind Këlliçit për TRANSPORTIN PUBLIK FALAS DHE MODERN:

UL KOSTON E JETESËS, sepse kostoja e biletave është peshë e rëndë për familjet e varfëra dhe mundësia për të lënë makinën në shtëpi ul koston e kripur të karburantit.

LEHTËSON TRAFIKUN RRUGOR [🚦] pasi shumë qytetarë do të zgjedhin të përdorin AUTOBUSËT FALAS dhe të lënë makinat në shtëpi.

PASTRON MJEDISIN [♻️] , sepse ulja e numrit të makinave që qarkullojnë do e bëjë ajrin më të pastër e të shëndetshëm dhe do të ulë gjithashtu ZHURMAT NË QYTET.

KURSEN KOHË [🕓] , sepse rrugët e çliruara nga trafiku i shfryrë do të mundësojnë rritjen e shpejtësisë së lëvizjes nga një vend në tjetrin brenda qytetit, si dhe HIQEN RADHËT E BILETAVE DHE ABONEVE.

MË SHUMË PARKIME TË LIRA [🅿️] në rrugë për të gjithë ata qytetarë, që e kanë të pashmangshëm përdorimin e makinës, pasi rrugët do të kenë më pak qarkullim.

Është kaq e thjeshtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco