Berisha: S'KAPI u konfirmua përfundimisht si mburojë e organizatës kriminale të kryesuar nga Rama!

Berisha: S'KAPI u konfirmua përfundimisht si mburojë e organizatës kriminale të kryesuar nga Rama!

12:15, 03/04/2023

Deklaratë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, nga selia e PD.

“Jam sot para jush për t’u deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste, një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve, monstruoze të qeveritarëve shqiptarëve, të organizatës kriminale që  kryesohet nga Edi Rama.

Nuk kam pasur asnjë dyshim, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte dhe qëndrime dhe fakte të pakundërshtueshme të këtij institucioni.

Por, këtë e konfirmoj në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SKAP-it, Altin Dumani, për dy nga çështjet më tronditëse, më themelore, të korrupsionit në Shqipëri, për problemin e inceneratorëve dhe problemin e Watergate të shekullit XXI, problemit Rama-McGongigal.

Lidhur me problemin e inceneratorëve, tragjikomedia e kësaj afere është e pakufishme. Inceneratori i Tiranës ëhstë një kontratë e cila u kushton shqiptarëve, 420 milionë euro.

Vijon…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco