SYRI TV/ Thellohet skandali me inceneratorin e Tiranës, djegësat paguajnë gjyqin me taksat e shqiptarëve

SYRI TV/ Thellohet skandali me inceneratorin e Tiranës, djegësat paguajnë gjyqin me taksat e shqiptarëve

11:43, 03/04/2023

E ndërsa qeveria paguan miliona euro nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës i cili nuk e kryen funksionin për të cilin është kontraktuar dhe është në hetim nga SPAK, skandali bëhet edhe më i thellë, kur kompanitë konçensionaret paguajnë gjyqet  me taksat e shqiptarëve.  Në media janë publikuar dokumentet që faktojnë proceset gjyqësore në Itali  ndaj administratorit kryesor të djegësit të Tiranës, i cili mbrohet përballë akuzave me paratë që paguajnë qytetarët.

Nga SYRI TV

Afera korruptive me djegësat që gllabëron miliona euro nga  buxheti i shtetit,  ka kapur kufijtë e  skandalit.

Teksa shteti paguan kompanitë konçensionare të inceneratorëve  edhe pse ato janë në hetim nga SPAK, këto të fundit  i përdorin paratë për të paguar gjyqet.  

Me taksat e shqiptarëve,  kompanitë e djegësave zgjedhin të mbrohen përballë akuzave që kanë kryesisht në lidhje me inceneratorin e Tiranës, por pa përjashtuar as atë të Fierit dhe Elbasanin.

Koka e inceneratorëve sipas pohimit të SPAK është Mirel Mërtiri.

CNA.al ka publikuar një dokument, që tregon se në Itali po zhvillohet një proces gjyqësor për ekstradimin e njërit prej aksionerëve dhe administratorit kryesor të kompanisë të inceneratorit në Tiranë, “Integrated Energy BV SPV” në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK-u.

Ciaffaglione është akuzuar nga SPAK-u, pasi u provua që babai i Alqi Bllakos ishte punësuar te landifilli i Tiranës nga kompania, e cila ka kontratën konçesionare në shkëmbim të favoreve korruptive.

Pas kërkesës për ekstradim nga Italia, Caggaglione ka bërë kërkesë në gjykatë, procedura ka filluar dhe janë zhvilluar dy seanca, por ajo që bie në sy dhe më skandalozja është fakti se kompania e inceneratorit të Tiranës, e cila është “Geogenix” mëma, ndërsa e bija quhet “Intergrated Energy BV SPV”, pasi kompania mëmë ka ndryshuar emrin, po paguan gjyqet e Ciaffaglione-s me paratë e taksave të shqiptarëve.

Dokumenti tregon se ai ndodhet në një proces gjyqësor për t’u ekstraduar në Shqipëri dhe fatura e prerë nga studio ligjore në kokë tregon kompaninë “Geogenix”, e cila është vetë kompania ku Ciaffaglione është aksioner tashmë me 19.99% të aksioneve.

Pak kohë më parë ai ishte me 100% të tyre, të cilat i ka shitur dhe ka ndryshuar aksionerët, ndërsa në regjistrin themeltar figuron se personi i parë i kompanisë ka qenë Klodian Zoto, më pas janë përfshirë Ernesto Graneli, Giuseppe Ciaffaglione dhe disa persona të tjerë që tashmë pas ndryshimit të ligjit për publikimin e aksionerëve të kompanive të huaja që ndodhen në “guacka” edhe në Shqipëri janë regjistruar dhe emrat e tjerë të këtyre personave.

Qeveria shqiptare paguan landfillin e Tiranës, kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, e cila ka për mëmë kompaninë “Geogenix” dhe kjo e fundit paguan gjyqet e administratorëve dhe aksionerëve të saj që po ndodhen në proces ekstradimi në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco