Sondazhet e nxjerrin katastrofë/ Rama bëhet gazetar dhe hap kanal të ri

Sondazhet e nxjerrin katastrofë/ Rama bëhet gazetar dhe hap kanal të ri

09:26, 03/04/2023

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të hapë një Podkast të tij, ndërsa rubrikën e ka titulluar ‘Flasim’.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Rama pohoi se kjo rubrikë do të ketë të ftuar personazhe të ndryshme, pse jo dhe kundërshtarët e tij, të cilët i sfidoi duke i ftuar që të marrin pjesë.

“MIRËMËNGJES 

dhe me disa fjalë për Podkastin tim, FLASIM, që së shpejti do të hapë siparin për të ftuarit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Rama pohoi se personazhet e ftuara do të jenë nga të gjitha fushat, ndërsa shtoi se synimi është që të flitet lirshëm.

Kjo duket se është një lëvizje e sforcuar e Edi Ramës. Pasi e ka konstatuar në sondazhe që forca politike që ai drejton është në një ulje të madhe ka vendosur të kapë vetë ne dorë propagandën e partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco