SYRI TV - Bilanci i zi/ Tiranë, 5 të vrarë, 8 të plagosur gjatë marsit

21:42, 02/04/2023

5 të vrarë dhe 8 të plagosur është bilanci i ngjarjeve kriminale të ndodhura gjatë muajit mars në kryeqytet. Saga e vrasjeve nisi më 1 mars, ku Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Ndërkohë, më 12 mars një atentat mafioz u regjistrua në ‘Don Bosko’. Mimoza Paja, banakierja e lokalit në pronësi të Fatjon Muratit mbeti e vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë më 27 mars ‘Top Channel’ u përball me një sulm, ku i vrarë mbeti roja i sigurisë Pal Kola.

Ngjarjet e fundit janë ende pa autor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco