'Është në duart tuaja shpëtimi i Shqipërisë'/ Berisha-qytetarëve: Të përmbysim monizmin e bazuar në drogën dhe krimin

18:28, 23/03/2023

Nga Klosi ku prezantoi kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për kryetar bashkie, Bedri Hoxha, kryetari i PD, Sali Berisha përcolli disa mesazhe për qytetarët. 

Në fjalën e tij, Berisha tha se është në duart e qytetarëve shpëtimi i Shqipërisë. 

Gjithashtu, lideri i opozitës tha është po në duart e qytetarëve përmbysja e monizmit të bazuar në drogën dhe krimin. 

"A mundet pra të vazhdojnë të na vjedhin në këtë mënyrë ne, të na poshtërojnë në këtë mënyrë ne, të na varfërojnë në këtë mënyrë ne? Jo, kurrën e kurrës. Ndaj dhe këto zgjedhje kërkoj që ne të bashkohemi. E thatë shumë bukur, demokrat, socialistë të pa paparti, të mos votojmë këta hajdutë, po votuam këta, kemi shkelur mbi veten tonë, mbi ata që po largohen çdo ditë nga Shqipëria. Nuk votohen hajdutët, hajdutëve u tregohet vendi, nuk kanë parime, ideale, atdhe e flamur. Kanë vetëm interesa hajdutësh.

14 maji është datë e madhe, duhet të përballemi dhe të hedhim mënjanë këtë monizëm, duhet të rivendosim pluralizmin. Gabuam kur nuk morëm pjesë në zgjedhjet lokale, por nuk gabojmë më kurrë. Kemi vendosur një nen në statut; Partia Demokratike nuk bojkoton më zgjedhjet. 

Vendosja e Bedri Hoxhës si qytetar i parë i Klosit, është vendosje e pluralizmit dhe ky është misioni ynë. Ne përmbysëm një monizëm dhe diktaturë në vitet ’90, ne duhet të përmbysim këtë monizëm që bazohet në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Është në duart tuaja ky ndryshim i madh, është në duart tuaja shpëtimi i Shqipërisë. Ndaj dhe duhet të bashkohemi, të trokasim në çdo derë", tha kreu demokrat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco